Telegrafi

Kur të ndërrohet gjinia në Maqedoni duhet të jepet numër amë të ri

Drejtoria për udhëheqje të librave Amë duhet që të shkatërrojë numrin amë nëse ndonjë nga qytetarët e Maqedonisë do të ndërrojë gjininë. Në këtë rast MPB duhet të lëshojë numër të ri.

”Pasi të ndryshohën informacionet bazë, siç është gjinia e qytetarëve, Gjykata Administrative ka detyruar Ministrinë për Punë të Brendshme që të bëjë ndryshime e duhura pas procedurës për të cilën do të bëjnë kërkesë qytetarët. Me këtë përmbushen edhe kërkesat e qytetarëve të cilët disa herë ju janë drejtuar gjykatave,” tahonë nga Shoqata e avokatëve të rinj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas kësaj shoqate, këto të drejta plotësohen sipas projektit ”Mbrojtje e të drejtave të njerëzve që janë pjesë e grupeve të margjinalizuara në Maqedoni” i zbatuar nga Shoqata e avokatëve të rinj. Këtë vendim në Gjykatën Administrative e ka sjellë Zharko Haxhi Zafirov, i cili është pjesë e Shoqatës së avokatëve të rinj. /Telegrafi/