Site icon Telegrafi

Kur do të merr pajmen e tij sheshi ”Skënderbeu” në Shkup ? (Video)

Projektit ‘ sheshi Skënderbeu’ në Çarshinë e Vjetër të Shkupit do t’i duhen edhe shumë vite të tjera për tu kompletuar tërësisht, pavarësisht se i njëjti ishte paraparë që të jetë gati që në vitin 2014. Njëri nga projektuesit hedh dyshimet se projekti po pengohet nga politika, e cila po ndikon në stërzgjatjen e realizimit të tij.

”Projekti sheshi Skënderbe është një projekt i hapur dhe po zgjat me vite të tëra, dhe pritet të zgjat edhe viteve të ardhshme. Mendoj se është çështje politike e cila edhe ajo dukshëm ndikon në ecurinë e projektit. Me siguri ka dhe problem financiare jo se nuk ka buxhet për këtë projekt por mënyra e pagesës se si bëhet , mund të jetë njëra ndër shkaqet, dhe e zvarritjes së qëllimshme si edhe shumë projekteve të tjera” – dekalaroi projektuesi Betim Zeqiri.

Profesori i arkitekturës Mirosllav Gërçev projektin e sheshit Skënderbeu e cilëson si dhunim të urbanizmit dhe arkitekturës së hapësirës publike, ndërkaq thotë se ai nuk është bërë për shkak të interesave të qytetarëve por për përfitime politike.

”Ky është harxhim në mënyrë të gabuar i parave publike për projekt i cili asnjëherë nuk do jetë në funksion të qytetarëve. Në arkitekturë ajo që ndërtohet nuk quhet ‘shesh’ dhe nëse pyesim çfarë është ajo që ndërtohet, atëherë vijmë tek një paradoks sepse ai është një tunel nëntokësor. Dhe kjo ndodhë çdoherë kur politika apo qeveria me dhunë futet në pore të ndryshme të shoqërisë” – dekalaroi arkitekti Miroslav Gërçev.

Qytetarët e anketuar nga Alsat shprehen të zhgënjyer për stërzgjatjen e punimeve.

“Kjo është e mirë nëse bëhet si duhet, por nuk dihet se kur do të bëhet. Edhe ashtu nuk është se na nevojitet, sepse punët tjera nuk janë në rregull edhe kjo nuk ka duhet aspak”.

“Asnjëherë ky projekt nuk do të kryhet, me këta vjedhacakë asnjëherë nuk kryhet“.

“Gjithçka është zero. Jam i dëshpëruar që Çarshia e Shkupit është në këtë gjendje” – thanë disa qytetarë.

Sheshi Skënderbeu ishte paraparë që të ndërtohet në tre faza, me një kosto të përgjithshme prej rreth 10 milionë eurove. Faza e parë u përfundua në vitin 2013, në fazën e dytë që ka filluar vitin e kaluar parashikohet ndërtimi i një tarrace në formë mbikalimi pranë bustit të Skënderbeut, ndërsa faza e tretë e projektit për të cilën ende nuk kanë filluar punimet, parasheh ndërtimin e parkingut nëntokësor. Afati i parë për përmbylljen e punimeve ishte viti 2014, por i njëjti u shkel./Telegrafi/

Exit mobile version