Site icon Telegrafi

Veliu: Kur të mblidhet Kryesia vendosim për më tutje

Nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu, ka thënë se kryesia e kësaj partie do të mblidhet së shpejti për të marr një qëndrim lidhur me situatën e krijuar në Kosovë.

Lista Serbe, që deri sot ka qenë pjesë e Qeverisë Haradinaj, ka njoftuar se është larguar nga kabineti qeveritar një ditë pasi që shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Pas këtij vendimi Haradinaj ka mbetur në Qeveri vetëm me PDK-në, Nismën, AKR-në dhe minoritetet jo serbe.

Veliu i LDK-së thotë se i vjen keq që Lista Serbe është faktor i një Qeverie në Kosovë, por që sipas tij për veprimet e  partisë së tij gjithçka do të dihet pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së.

“Neve na vjen keq që Lista Serbe do të vendos kur bjen një Qeveri e kur jo.  Unë si nënkryetar i parë i LDK-së po them se partia jonë ende nuk ka qëndrim për situatën e krijuar. Kryesia nuk është mbledhur. Kur të mblidhemi dalim edhe me qëndrim”, tha Veliu.

Gjatë ditës LDK ka dërguar një komunikatë për media, në të cilën thuhet se “LDK nuk do të lejojë që Lista Serbe të përcaktojë fatin politik të Kosovës”. /KP/Telegrafi/

Exit mobile version