Site icon Telegrafi

Kur do të lëshohen në përdorim bankënotat e reja prej 200 dhe 2000 denarë

Bankënotat e reja prej 200 dhe 2 mijë denarë do të hyjnë në përdorim kah fundi i këtij viti, eventualisht kah fillimi i vitit 2017, bëjnë të ditur nga Banka popullore e Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Përgatitjet për botimin e parave janë akoma në rrjedhë, ndërsa vendimin për lëshim zyrtar në qarkullim duhet ta sjell Këshilli i Bankës popullore. Akoma nuk dihet kur kjo çështje do të vendoset në rend dite. Nga Banka popullore thonë që tashmë kanë zgjedhur kompaninë e cila është përgjegjëse për shtypjen e parave.

„Është zgjedhur kompani shtypi me të cilën është nënshkruar kontratë. Planifikohet të prodhohen nga 10 milionë copë nga secili apoen. Në përputhje me dinamikën e deritanishme, pritet që bankënotat e reja të lëshohen në qarkullim kah fundi i vitit 2016 ose në fillim të vitit 2017, pas sjelljes së vendimit për lëshim në qarkullim “ – thonë nga BPM.

Bankënotat do të jenë të mbrojtura në mënyrë adekuate. Do të shtypen në letër speciale me ngjyrë të bardhë, me vulë të inkorporuar ujore, fije të ndërprerë mbrojtëse me tekst të shkruar BPRM, fibra të dukshme dhe të padukshme të cilët pasqyrojnë ngjyrë të verdhë, kaltër dhe të gjelbër nën ndikimin e rrezeve ultraviolet, si dhe me skaje të përforcuara kundër dëmtimeve fizike.

Vendimi për shtypjen e parave të letrës në apoenë prej 200 dhe 2.000 denarë është vlerësuar si i drejtë, i sjellë me qëllim ti përmbush kërkesat e qytetarëve, meqë dihet që ata shumë pak e përdorin 5 mijëshen.

Në fund të vitit 2014 ishte e njohur edhe pamja e bankënotave. 2 mijëshen do ta zbukurojnë motive reliefi nga ikonat terakote të Vinicës, si dhe elemente nga fasada ballore e “Xhamisë së larme” në Tetovë. Në anën e parme të bankënotës prej 2 mijë denarë, do të ketë veshje nusërie maqedonase nga fusha e Prilepit, ndërsa ana e pasme do të përmbajë dekorim të brendësisë së një ene të praruar. /Telegrafi/

Exit mobile version