Alphonso Davies mund të thuhet se është sensacioni më i ri në futboll.
Mbrojtësi kanadez ka arritur që të fitojë zemrat e shumë futbolldashësve me lojën dhe shpejtësinë e tij.
Por, në pjesën e parë të finales mes Paris Saint-Germain e Bayern Munichut, anëtari i Bavarezëve nuk tregoi edhe aq shumë.
Madje, mbrojtësi i krahut kishte një moment turpërues në minutën e 29-të, ku u turpërua nga Angel di Maria.
Anësori argjentinas nuk e fali Daviesin, duke i futur topin mes këmbëve, e që kështu e zbriti atë me këmbë në tokë. /Telegrafi/
https://twitter.com/_eddierazo/status/1297618226629623808