Site icon Telegrafi

Kur do të fillojë prodhimi i unazës ‘Galaxy Ring’ të Samsung?

Thashethemet se Samsung po përgatitet për prodhimin e një pajisje të re të mençur kanë filluar para një viti, teksa pajisja në fjalë pritet të emërohet Galaxy Ring. Tregu që Samsung po e synon është një treg mjaft i pashfrytëzuar, kështu që ka mjaft kuptim që Samsung dëshiron ta eksplorojë.

Sipas The Elec, kompania veçse ka përfunduar procesin e zhvillimit dhe me shumë gjasë procesi i prodhimit do nisë muajin e ardhshëm.

Gjiganti korean i teknologjisë raportohet se i ka siguruar burimet e nevojshme të pajisjes, dhe vetëm i duhet që të vendosë se kur dëshiron të nisë prodhimin në masë, shkruan GSM Arena, transmeton Telegrafi.

Edhe pse prodhimi është afër, lansimi i saj nuk do bëhet deri në vitin 2024. Përpos procesit standard të rregullatorit, Galaxy Ring duhet të shkojë edhe nëpër disa procese të certifikimit për marrjen e statusit të një “pajisje mjekësore”.

Ashtu sikurse seria e Galaxy Watch, e cila tani nuk ofron vetëm ECG, Galaxy Ring pritet të ofroj edhe monitorimin e ritmit jo të rregullt të zemrës.

Këto procese të certifikimit mund të zgjasin për disa muaj, kështu që Galaxy Ring ka të ngjarë të dalë në treg diku në vitin 2024. Disa spekulojnë se mund të arrijë pikërisht në kohën e prezantimit të serisë Galaxy S24. /Telegrafi/

Exit mobile version