Site icon Telegrafi

“Përballje”: Kur do të fillojë ndërtimi i Tc “Kosova e Re” dhe sa veta do t’i punësojë? (Video)

Në emisionin “Përballje” sonte po zhvillohet debat i nxehtë për Termocentralin “Kosova e Re” dhe strategjinë e energjisë së Kosovës.

A ka Kosova strategji afat gjate të energjisë? Cilat janë objektivat e kësaj strategjie?

Kur do të fillojë së realizuari projekti i termocentralit “Kosova e Re”?

A do të zgjidhet problemi i furnizimit me energji elektrike? Sa do të rritet çmimi i energjisë elektrike me ndërtimin e Kosovës se Re?

A është ky projekti më i madhi në Kosovë? Kush po e kundërshton mënyrën se si është bërë ky projekt? A ka transparencë të mjaftueshme gjatë realizimit?

Sa punëtorë do të nisin punën në këtë termocentral, sa prej tyre do të jenë të përhershëm e sa të përkohshëm?

Për këto tema Muhamet Hajrullahu ka ftuar:

Blerand Stavileci- Ministër i Zhvillimit Ekonomik;

Blerim Grainca- Deputet, anëtar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik;

Visar Azemi – KOSID dhe

Ibrahim Rexhepi, ekspert i ekonomisë, këshilltar i kryetarit të AKR-së.

Emisioni “Përballje” është bashkëprodhim i gazetarit Muhamet Hajrullahu me Telegrafi.com për Radiotelevizionin Dukagjini dhe transmetohet çdo të hënë në ora 20:20, kurse repriza të shtunën në ora 10:00. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version