Telegrafi

Kur ta lexoni këtë informacion, do t’ju gërditet edhe buka e bardhë!

Besoni apo jo, buka e blerë mund të përmbajë edhe flokë njerëzish. Mirëpo këto nuk janë vetëm flokë të rastësishme që mund të gjenden në ushqime, mirëpo L-cisteina të cilën e përmbajnë flokët përdoret për zgjatjen e afatit të qëndrueshmërisë së bukës, ndërkaq krahas kësaj është edhe “fajtori” kryesor për butësinë e shumicës së prodhimeve të furrës.

Shkencëtarët raportojnë, transmeton Telegrafi, që pjesa më e madhe e flokëve e cila përdoret për amino-thartinë vjen nga Kina që mblidhet nëpër sallone berberësh dhe floktarësh.

Buka e bardhë është lloji i vetëm në të cilën përdoret L-cisteina, ndërkaq mund ta shmangni konsumimin e saj duke zgjedhur bukën nga drithërat të plota, me kushtin që të mos ketë aditiv në miell apo thjeshtë vetë të gatuani bukën në shtëpi.

Pra, L-cisteinën është e pamundur ta shmangni në zinxhirët e njohur të ushqimit të shpejtë. /Telegrafi/