Telegrafi

Kur do ta kompletojë Correa kalimin e përhershëm te Interi

Interi ka të ngjarë ta bëjë të përhershëm lëvizjen e Joaquin Correas.

Sulmuesi argjentinas iu bashkua Nerazzurrëve në një marrëveshje fillestare huazimi me një opsion për të blerë në verë.

Ai ishte një nga dy nënshkrimet e kompletuara nga gjigantët e Serisë A pas shitjes së Romelu Lukakut.

Marrëveshja mes Interit dhe Lazios erdhi me një opsion për të nënshkruar përgjithmonë Correan pas 2 shkurtit.

Lojtari 27-vjeçar ka shënuar katër gola në 13 ndeshje në Serie A deri më tani këtë sezon dhe Nerazzurrët janë gati ta bëjnë lëvizjen e tij të përhershme në më pak se një muaj.

Ai ka nënshkruar kontratë deri në qershor 2024 dhe së shpejti do të përfundojë transferimin e tij të përhershëm në San Siro.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Joaquin Correa

Correa ishte i lidhur me Arsenalin dhe Evertonin gjatë verës, por ka zbuluar se Interi ka qenë gjithmonë opsioni numër 1 i tij edhe sepse ai do të ribashkohej me ish-trajnerin e tij Simone Inzaghi, i cili gjithashtu kaloi nga Lazio, te kampionët e Serisë A gjatë verës. /Telegrafi/