Buka nuk është më artikull i preferuar. Gjithnjë e më shumë ka të tillë të cilët nëpërmjet dietave të ndryshme bukën e eliminojnë nga ushqimi, në mënyrë që të ulin futjen e hidrokarbureve në organizëm.
Megjithatë, duhet të kihet kujdes, sepse mu hidrokarburet janë të rëndësishme për funksionim të drejtë të organizmit tonë, transmeton Telegrafi.
Buka: po apo jo?
Kur zvogëloni futjen në organizëm të hidrokarbureve, e para që vëreni është që më nuk jeni të ënjtur dhe që keni humbur peshë. Megjithatë, nuk i keni hequr qafe shtresat dhjamore, por tepricën e lëngjeve, mirëpo më mirë kjo shihet kur mateni në peshore.
Mos lejoni që kjo t’ju mashtrojë dhe kushtoni kujdes këtyre vërejtjeve.
Era e keqe
Truri ynë ushqehet me hidrokarbure, në mënyrë që të mund të punojë, andaj nëse nuk ka në sasi të mjaftueshme në trup, pasojnë proceset të cilat në fund shkaktojnë erën e keqe, tharje të gojës, lodhje, dobësim, pagjumësi. Me kalimin e kohës do të mësoheni, mirëpo ekspertët thonë që kjo nuk është e mirë dhe assesi nuk do të duhej të eliminoni futjen në organizëm të hidrokarbureve.
Niveli i çrregulluar i sheqerit në gjak
Me eliminimin e hidrokarbureve do të ndodhin oscilime të mëdha në nivelin e sheqerit në gjak. Prandaj preferohet të hani bukë nga kokrra të plotë të drithërave, në mënyrë që të rregulloni balancën.
Mungesa e energjisë
Kokrrat e plota të drithërave janë burim i shkëlqyeshëm i hekurit, magnezit dhe vitaminës B, të cilat janë burim i shkëlqyeshëm i energjisë. Nëse nuk e furnizoni organizmin, është e sigurt që ai do të punojë shumë më dobët, por edhe nuk do të mund të stërvitni rregullisht.
Problemet me metabolizmin
Tretja e ushqimit nuk do të funksionojë mirë, nëse e eliminoni krejtësisht bukën, posaçërisht atë nga kokrrat e plota, transmeton Telegrafi. Do të keni problem me jashtëqitjen, por edhe me komplikimet e sëmundjeve eventuale kronike.
Nervozizmi
Hidrokarburet janë të rëndësishme për mbajtjen e nivelit të serotoninës – hormonit të lumturisë, kështu që me eliminimin e bukës me siguri do të bëheni grindavece dhe do të keni humor të keq. /Telegrafi/