Burri fiton lotarinë dhe me vrap arrin në shtëpi për t’ia kumtuar lajmin gruas:
– Grua, kam fituar loto 200 mijë euro!
Nga gëzimi i madh, gruan e kap infarkti, shtrihet në dysheme dhe vdes.
Ndërsa burri thotë:
– Nganjëherë njeriut i ndodhin vetëm të mira në jetë…