Site icon Telegrafi

Kur sytë s’kanë të njëjtin drejtim, kurohen me lojën Tetris

Kjo ndodh kur vizioni i njërit sy nuk zhvillohet si duhet, dhe është e shoqëruar shpesh kur sytë nuk duken në të njëjtin drejtim.

Pa trajtim ajo mund të çojë në një humbje të përhershme të vizionit në syrin e dobët, e cila është arsyeja pse mjekët përpiqen për të ndërhyrë që në fillim të shfaqjes së sëmundjes.

Në një studim, është parë se syri i dobët, ka punuar më mirë se tjetri duke mbuluar me diçka syrin që punon mirë për të ndihmuar të dobëtin të punojë më fortë.

Normalisht, trajtimi është për të mbuluar syrin e fortë me një copë në mënyrë që fëmija është i detyruar që të përdori syrin e tij dembel.

Ekipi i Universitetit McGill ka zbuluar gjithashtu se se bërja e ‘puzzle’ mund të trajnojë të dy sytë për të punuar së bashku.

Studiuesit tani duan për të provuar nëse ajo do të jetë një mënyrë e mirë për të trajtuar fëmijët me të njëjtën gjendje. Studimet në Mbretërinë e Bashkuar janë tashmë në proces. /Telegrafi/

Exit mobile version