Në një kohë kur pasiguria dhe rreziqet mund të shfaqen në mënyrë të papritur, sigurimi i pronës mbetet një nga vendimet më të duhura për çdo biznes.
Rasti më i fundit i kompanisë JYSK, një nga bashkëpunëtorët dhe klientët e besueshëm të kompanisë së sigurimeve Scardian, dëshmoi edhe një herë rëndësinë e një sigurimi të duhur dhe të besueshëm.
Pika e shitjes së JYSK në Gjilan pësoi një incident të rëndë – një zjarr që dëmtoi objektin dhe e nxori jashtë funksionit. Në momente të tilla, një biznes mund të përballet me vonesa të gjata për t’u rikthyer në aktivitet.
Por, falë sigurimit të pronës që JYSK kishte në Scardian Sigurime, procesi i kompensimit u realizua me efikasitet dhe shpejtësi të jashtëzakonshme.
Ekipi i Scardian Sigurime veproi menjëherë pas incidentit, duke organizuar mbledhjen e dokumentacionit, kryerjen e ekspertizës dhe vlerësimin e dëmit në kohë rekord.
Brenda një periudhe të shkurtër, duke i mundësuar JYSK të rikuperojë dëmet dhe të bëjë përgatitjet për rihapjen e pikës së tyre në Gjilan.
Falë këtij bashkëpunimi të shpejtë dhe efikas, JYSK e rihapi dyqanin e tyre me 13 mars, pa humbje të mëdha dhe me një rikthim të sigurt në treg.
Pse bizneset zgjedhin Scardian për sigurimin e pronës?
-Mbështetje e garantuar – Në rast të dëmeve të papritura, kompania ofron zgjidhje të shpejta dhe transparente.
-Kompensim i shpejtë dhe korrekt – Proceset janë të optimizuara për të minimizuar vonesat dhe për t’u ofruar klientëve ndihmën e nevojshme.
-Ekspertizë profesionale – Vlerësimi i dëmit bëhet nga një ekip i specializuar për të siguruar që çdo klient të marrë trajtimin e duhur.
-Partneritet afatgjatë – Besimi i klientëve, si JYSK dhe shumë të tjerë, dëshmon përkushtimin dhe seriozitetin e kompanisë.
Sigurimi i pronës mbetet një hap i domosdoshëm për çdo biznes që synon stabilitet dhe siguri. Scardian Sigurime që 10 vite vazhdon të jetë një nga kompanitë lider në treg, duke ofruar shërbime të besueshme për të gjithë klientët e saj.