Site icon Telegrafi

Kur shteti themelon një klub futbolli: Bleu të gjithë lojtarët më të mirë, fitoi titullin me të gjitha fitore

Sundimtari i Turkmenistanit, Serdar Berdimuhamedov, themeloi një klub futbolli këtë vit dhe e quajti atë Arkadag.

Serdari është pasardhës i Gurbanguly Berdimuhamedov, ndërsa për të arritur këtë sukses ai bri disa gjëra të çuditshme.

Arkadag bleu të gjithë lojtarët më të mirë në ligë dhe regjistroi të gjitha fitoret në sezonin e parë deri tani.

Pas 20 ndeshjesh ata kanë 60 pikë, mjaftueshëm për të siguruar matematikisht titullin.  Skuadra shënoi 70 gola dhe pranoi vetëm 14.

Në pozitën e dytë është Altyn Asyr, i cili ka 30 pikë më pak, kur kanë mbetur edhe katër xhiro për t’u zhvilluar deri në fund.

“Fitorja na motivon. Tani do të përpiqemi të fitojmë Kupën”, ka thënë sulmuesi i Arkadag, Didar Durdyev pas festimit të titullit.

Turkmenistani është një vend në Azinë Qendrore që ka pasur vetëm tre presidentë që nga viti 1991, kur u shkëput nga Bashkimi Sovjetik.

Përsa i përket futbollit, ata zënë vendin e 141-të në renditjen e FIFA-s. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version