Site icon Telegrafi

Kur shqiptarët rrinin gatitu përpara Duçes (Foto)

UNSPECIFIED - CIRCA 1883: Benito Mussolini (1883-1945), Italian statesman. (Photo by Roger Viollet/Getty Images)

Deputeti i partisë Socialiste, Pandeli Majko, ka publikuar një foto të rrallë, më të cilën ka përkujtuar 7 prillin, datë kjo kur Shqipëria u pushtua nga fashistët.

Bashkë me foton, Majko ka shkruar edhe historikun e fotos, të cilën e ka publikuar në profilin e tij në Facebook e që shfaq Gardën shqiptare tek betohet para Benito Mussolinit – Duçes.

“Kjo është një foto që ‘godet’ më shumë se sa 7 prilli i pushtimit fashist. Ajo paraqet betimin e Gardës së Ushtrisë shqiptare të kohës në Romë, në maj 1939… një muaj pas invazionit të vendit. Padyshim, çdo ngjarje ka kontekstin e vet. Ajo që dëshiroj të kujtoj sot janë ata përfaqësues ushtarakë dinjitozë si Mujo Ulqinaku të cilët kundërshtuan me armë pushtimin e vendit.

Kujtesë dhe respekt, megjithëse ju duhet shkruajtur emri në një pllakë mermeri, me nderim, atyre ushtarakëve që nuk pranuan të betoheshin atë ditë në Romën e kësaj fotoje. Por… një nderim dhe përulje të veçantë për ata që morën armët dhe luftuan për çlirimin e atdheut nga pushtuesit nazifashistë deri në çlirimin e tij. Në histori duhet të dish të zgjedhësh edhe kur ka kosto.

7 prilli na vjen çdo vit si një ‘ftesë’ e heshtur për cilindo, se në çdo rast e udhëkryq, zgjedhja është vetëm Shqipëria. Kush zgjedh Atdheun përballë pushtuesit ka falje në çdo kohë”, Majko në Facebook.

 

Exit mobile version