Në kuadër të reportazhit “Mbresë”, prezantohen kujtimet për qytetin e Vushtrrisë nga veterani i arsimit dhe veprimtari Fahri Buqinca.
Ai në këtë reportazh rrëfen për lojërat e fëmijërisë me miqtë të cilët sot mungojnë, për partizanët, e për djalin që me akrobacionet e tij krijonte “cirk” për fëmijët e Vushtrrisë në vitet e ‘50-ta të shekullit të kaluar.
Pos këtyre, Buqinca në këtë reportazh sjell rrëfime nga periudha kur shqiptarët regjistroheshin si turq e të tjerët shpërnguleshin për Turqi.
As kësaj radhe ai nuk heziton të rrëfejë një nga shumë përpjekjet e tij për të zhdukur sistemin patriarkal në shoqërinë kosovare dhe sfidat që bashkë me gruan e tij i kanë kaluar deri tek arritja e qëllimit. /21Media/