Shoferët e veturave të shtrenjta të shpejta të paktën një herë përjetojnë një sfidë nga dikush me një makinë shumë më të lirë.
Dhe shoferët e tillë do të tentojnë ato më të shpejtat dhe në të njëjtën kohë të vënë të tjerët në rrezik, i cili mund të përfundojë fatalisht.
Duke gjykuar nga pamjet dhe informacionet e disponueshme, diçka e ngjashme ka ndodhur në një autostradë në Izrael.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një kamera vëzhgimi ka kapur pamjet kur një Ferrari 812 po ndiqej nga një Seat Leon Cupra.
Por siç bëhet e ditur më tej, përveç dëmeve materiale, nga aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona. /Telegrafi/