Site icon Telegrafi

Kur seksi emetohet nëpërmjet altoparlantëve të metrosë

Udhëtarët në stacionin e West Hamit, në Londrën lindore kanë mbetur të shokuar, kur i kishin dëgjuar këto klithma.

Zëdhënësi i metrosë së Londrës, ka thënë se bëhet fjalë për interferim, respektivisht pengesat që janë shfaqur në radio-lidhjen e tyre. Mirëpo, udhëtarët mendojnë se bëhet fjalë për diçka krejt tjetër.

“Jam e bindur se bëhet fjalë për ndonjë çift që punon brenda. Ai klithte aq shumë, ndërsa ajo dukej sikur po kalonte tepër mirë”, ka thënë udhëtarja Laura O’Connor për gazetën “London Evening Standard”.

Ndërkaq, zëdhënësi ka pohuar se zërat që kanë dëgjuar udhëtarët, nuk kanë ardhur nga stacioni i metrosë – dhe ka këmbëngulur se dikush ka depërtuar në valët e tyre – dhe në këtë mënyrë është shfaqur ky problem. /Telegrafi/

Exit mobile version