Samanta Karavella ka kujtuar kohën kur ishte pjesëmarrëse në spektaklin për talentë, “Ethet e së premtes mbrëma”.
Ajo tash është një këngëtare e suksesshme, e cila ka pas vetes disa këngë shumë të suksesshme, por nuk i harron fillet e saja në skenën e muzikës.
Në spektaklin e atëhershëm për talentë, këngëtarja u përfshi në grupin e finalistëve, mirëpo mosha shumë e re ia pamundësoi që të shkonte akoma më lartë.
Në një video të publikuar në Instagram, shihet Samanta duke kënduar hit-baladën e Eneda Tarifës, “Ika larg”.
“Kur nisa ëndrrën time… 13 vjet më parë! Vetëm 13-vjeçe! E dua akoma këtë këngë”, ka shkruar këngëtarja në përshkrimin e videos. /Telegrafi/