Telegrafi

Kur rreziteni duhet të siguroheni çfarë keni veshur (Foto)

Tan fails

Shumica prej nesh e kemi përjetuar dhimbjen e madhe nga djegia e diellit gjatë një dite të gjatë në plazh.

Megjithatë disa persona që kishin përdorur kremra kundër djegies nuk i kishin bërë mirë llogaritë, kur është në pyetje nxirja e lëkurës, transmeton Telegrafi.

Këtë gjë më së miri e dëshmon fotogaleria e publikuar më poshtë, e cila tregon se si personat që kishin qëndruar tërë ditën para diellit, kishin harruar t’i largojnë nga trupi disa aksesorë e rroba me prerje të çuditshme, pasi pikërisht ato kanë bërë që vija të bardha t’ju mbesin në trup.

Disa prej tyre janë shumë qesharake, siç është rasti me një burrë tullac që kishte harruar kapelën në kokë dhe disa vija të saj i kanë mbetur të pa rrezitura, duke bërë që koka të duket se mban kapelë edhe atëherë kur se ka me vete. /Telegrafi/