Telegrafi

Kur Real Madridi do të nënshkruajë me Kylian Mbappen do t’i vë një klauzolë prej 1 miliard euro

Real Madridi është optimist se do të nënshkruajë me Kylian Mbappen që në janarin që po vije, ose do ta marr falas në korrik. 

Sipas ‘ABC’, ylli francez nuk do të rinovojë me PSG pavarësisht faktit se klubi parisien do të mundohet me çdo kusht ta mbajë.

Refuzimi i PSG-së nuk ka të bëjë me të hyrat ekonomike, pasi dëshira e francezit është të jetë një lojtar i Real Madridit.

Sipas të njëjtit medium, Real Madridi do të mbyllë nënshkrimin me Mbappe në janar. Ai do të nënshkruajë për gjashtë sezone, deri në vitin 2028, dhe do të ketë një pagë neto prej 30 milionë eurosh të parën.

Duket e pamjaftueshme për një lojtar, klubi aktual i të cilit është i gatshëm të paguajë më shumë se dyfishin, 45 milionë euro neto , që madje tejkalon pagën e Messit.

Por gjëja më e habitshme është se Florentino Pérez do të përdorë edhe një herë një klauzolë, kësaj radhe 1 miliard euro.

E njëjta që i dha Cristiano Ronaldos, Gareth Bale dhe atë që ka aktualisht edhe Karim Benzema.

Klubet që duan të nënshkruajnë me të duhet të bëjnë shumë punë për të bërë që Real Madridi a lëshojë.

Një klauzolë edhe më e fortë sesa pozicioni që PSG po mban për të shmangur humbjen e lojtarit. /Telegrafi/