Site icon Telegrafi

Kur Real Madridi ishte pritur me parullën ‘Mirëserdhët bastardë’ – Gurë, vezë, e drunj u hodhën në drejtim të tyre (Foto/Video)

Kur Real Madridi kishte ardhur herë e fundit në Napoli nuk ishin pritur sikurse që janë pritur sot. 

Real Madridi kishte luajtur me 30 shtator të vitit 1987 dhe mbetet edhe hera e dhe e fundit në Napoli.

Ndeshja e parë ishte mbyllur në atë kohë 2-0 në Santiago Bernabeu.

Me të mbërritur në aeroportin Capodiccino, filloi gjithçka.

Gazetarët ishin të parët që e shijuan atmosferën armiqësore që ishte e dukshme.

Kur lojtarët arritën në aeroport

Disa mbështetës të Napolit që ishin me dhjetëra, ishin paraqitur si punonjës të aeroportit, ndërsa me të dalë lojtarët filloi dhunë e tyre verbale ku nuk munguan as gjestet.

Në tarracë të aeroportit, disa qindra bënin me duar të shoqëruar kinse kërkonin luftë grushtesh, me këngë dhe parulla.

Policia rrethoi lojtarët, duke i larguar nga terminalit, por autobusi i ekipit ishte goditur me gjësende edhe gjatë rrugën së tij në autostradë.

Menaxhimi i Real Madridit, kishte vendosur të rezervonte një hotel jashtë qytetit, për të shmangur kontaktin me mbështetësit më radikalë, sa më shumë që të ishte e mundshme.

Polica duke i ruajtur lojtarët e Realit

Ekipi shkoi në Castellammare di Stabia, 40 kilometra larg Pompeit.

Në urën e një fshati ishte një flamur i madh që shkruante: “Mirë se vini, ju bastardë”.

Nën vëzhgim të përhershëm, hoteli ka qenë i mbyllur, por lojtarët nuk shpëtuan me kaq.

Kur ora ishte 10:00 tifozët kishin zënë vendet në rrugë.

Maradona ishte idhull te Napoli

Gurë, vezë, dru dhe shumë gjëra të tjera u hodhën me lojtarët që u desh të shtrihen në tokë për t’i shmangur lëndimet e mëdha.

Disa dhjetëra ultras kishin zënë vend afër hotelit me boritë e tyre pasi kishin për qëllim për të mos i linin lojtarët të qetësohen dhe të flenë.

Skuadra ishte përcjellë në stadium më gjashtë vetura me policë që ishin të armatosur.

Ishte Emilio Butragueno ai që shënoi, për t’i qetësuar të gjithë këta napolitanë të ishin tubuar dhe kërkonin kalimin e Napolit.

Pamje para ndeshjes

Ndeshja u mbyll 1-1.

Në stadium ndeshjen në atë kohë e përcollën hiq më pak se 84 mijë tifozë. /Telegrafi/

Exit mobile version