Karli Weir nga South Shield i Anglisë, nuk ka mundur të vrapojë njëjtë sikurse qeni Rome, ndaj është rrëzuar keq në asfalt.
Ajo kishte dalë ta bënte xhiron e zakonshme, por qeni i familjes nisi të vrapojë e pronarja nuk mund ta zinte hapin me të, transmeton Telegrafi.
Meqenëse nuk donte ta lëshonte, kafsha që peshon rreth 70 kilogramë e ka rrëzuar për toke.
Në videon e postuar më poshtë, mund të shihet momenti kur ajo merr frymë thellë dhe përpiqet të vrapojë, por e ka të kotë.
“Kjo është kur qeni bëhet pronar i njeriut dhe e tërheq aty ku dëshiron”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/
https://youtu.be/6Twea3YNLSM