Telegrafi

Kur pulat shiten edhe në trotuar – afër tregut të veturave në Prishtinë (Video)

Tregu i automjeteve në Prishtinë, tanimë nuk i ngjan vetëm një tregu të automjeteve.

Aty kanë gjet vend edhe shumë shitës të tjerë që shesin vegla pune, mjete elektronike dhe mobile të ndryshme.

Kurse, rreth tregut, duke shfrytëzuar trotuarin dhe duke krijuar tollovi në atë rrugë, shiten pula, zogj dhe kafshë të ndryshme shtëpiake.

Atyre i ka penguar xhirimi, madje njëri nga ta, derisa shiste pula, ka kërcënuar ekipin e KosovaPress-it, duke i thënë që ta ndalin xhirimin në të kundërtën do t’ia thyej kamerën.