Telegrafi

Kur propozimi për martesë nuk shkon siç duhet: Gjunjëzohet para të dashurës, por i ndodh diçka e papritur (Foto/Video)

Një moment që do të duhej të mbahej në mend për të mirë gjatë gjithë jetës u kthye në moment turpi, kur një i ri derisa po i propozonte martesë të dashurës gjatë një ndeshje basketbolli, i humb unaza në mes të turmës që po brohoriste për ekipin e tyre të preferuar.

Momenti i turpshëm i ndodhi një tifozi të Atlanta Haëks, i cili derisa po qëndronte i gjunjëzuar para të dashurës dhe po mbante në dorë unazën, goditet padashje në shpinë nga një tifoz tjetër i cili dëshironte t’i uronte, me c’rast i bie unaza nga dora, transmeton Telegrafi.

Për ta nxjerrë djaloshin nga situata e pakëndshme të gjithë fansat fillojnë ta kërkojnë unazën në palestrën “Philips Arena”, derisa e dashura e tij që dukej e shokuar me veprimin e të dashurit fillon ta ofendojë djaloshin që e goditi në shpinë partnerin e saj. /Telegrafi/