Një moment që do të duhej të mbahej në mend për të mirë gjatë gjithë jetës u kthye në moment turpi, kur një i ri derisa po i propozonte martesë të dashurës gjatë një ndeshje basketbolli, i humb unaza në mes të turmës që po brohoriste për ekipin e tyre të preferuar.
Momenti i turpshëm i ndodhi një tifozi të Atlanta Haëks, i cili derisa po qëndronte i gjunjëzuar para të dashurës dhe po mbante në dorë unazën, goditet padashje në shpinë nga një tifoz tjetër i cili dëshironte t’i uronte, me c’rast i bie unaza nga dora, transmeton Telegrafi.
Për ta nxjerrë djaloshin nga situata e pakëndshme të gjithë fansat fillojnë ta kërkojnë unazën në palestrën “Philips Arena”, derisa e dashura e tij që dukej e shokuar me veprimin e të dashurit fillon ta ofendojë djaloshin që e goditi në shpinë partnerin e saj. /Telegrafi/