Kai Havertz shpreson të bëjë paraqitjen e tij të parë për Arsenalin këtë javë, sipas asaj që raporton Evening Standard.
Topçinjtë aktualisht janë duke u stërvitur në Gjermani dhe 24-vjeçari synon një paraqitej kundër Nurnberg të enjten.
Skuadra prej 30 lojtarësh e Arsenalit po punon në selinë qendrore të Adidas në Herzogenaurach, duke i dhënë Mikel Artetas shumë opsione për të zgjedhur.
Havertz ishte pjesë e ndeshjeve ndërkombëtare të Gjermanisë në qershor dhe u kthye në stërvitje të shtunën e kaluar, duke u bashkuar me shokët e tij të rinj.
Ai kaloi nga Chelsea për shumën e 73 milionë eurove dhe tani do të synojë të rigjejë formën e tij të lartë që e kishte te Bayer Leverkusen dhe Gjermania.
Tek Blutë, Havertz më shumë kishte luajtur si sulmues qendror, ndërsa pozita e tij natyrale është të luajë si 10-sh apo edhe si 8-sh. /Telegrafi/