Site icon Telegrafi

KUR “Prishtina”: Nga e martja do të ketë 24 orë furnizim me ujë të pijshëm (Video)

Nga e mërkurja liqeni i Badovcit ka filluar kapërdherjen, duke bërë kështu që kuotat hidrike të jenë maksimale. Kështu është thënë në njoftimin e Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal KUR “Prishtina”.

Në këtë njoftim më tutje thuhet se nga sot do të ketë furnizim 24 orë më ujë pa ndërprerje.

“Por, njëkohësisht kërkojmë edhe ruajtjen e ujit dhe  kryerjen e obligimeve që keni ndaj ujësjellësit qe te kemi një vazhdimësi të mirë të furnizimit me ujë. Derisa në rajonet tjera të botës është çështje serioze furnizimi i qëndrueshëm me ujë për shkak të thatësirave, në dy vjetet e fundit fatmirësisht vendi ynë nuk u përballua me këtë problem, por kjo nuk do të thotë qe pas dy vjetëve do të kemi këtë siguri. Prandaj, ne duhet mirë të menaxhojmë këtë resurs që sa vjen e bëhet me i rëndësishëm për jetën e njeriut. Apel për qytetarët që mos të hedhin mbeturina për rreth brigjeve të liqeve”, përfundon komunikata. /Telegrafi/

Exit mobile version