Site icon Telegrafi

Kur prezantuesja duket më Miss se Miss-et (Foto)

Prezantuesja e Klan Kosovës, Maki Bajrami, është siguruar që të tërheqë vëmendjen në natën kur për një femër është më së vështiri të tërhiqet vëmendja.

Pikërisht bukuroshja e Klan Kosovës e cila i dha fund beqarisë kohë më parë u shfaq përkrah atyre që u shpallën më të bukurat e mbrëmjes, shkruan Telegrafi.

Megjithatë, është e lehtë të konstatohet se shumë më e bukur dhe më elegante është shfaqur pikërisht vet prezantuesja, se sa ato që u shpallën si më të bukurat.

Lexo po ashtu Labi kritikon Miss Kosovën (Foto)

Nuk munguan as kritikat për këtë organizim, ku Labinot Gashi vuri në dyshim fituesen nga Argjentina, duke thënë se si mund ajo të shpallet Miss Kosova kur nuk jeton në Kosovë.

Sidoqoftë, ky mund të jetë mësim për organizatorët që në raste tjera të sigurohen që prezentueset nuk do të rrëmbejnë vëmendjen e atyre që konkurrojnë. /Telegrafi/

Exit mobile version