Site icon Telegrafi

Kur plaka serbe flet në telefon, i “shurdhon” të gjithë zviceranët në tramvaj! (Video)

Një video e postuar së fundmi në internet, ku shfaq momentin kur një serbe bisedon me telefon me zë të lartë derisa po udhëtonte me tramvaj në Zvicër, është bërë hit në internet.

Një grua nga Serbia e cila kishte shkuar për vizitë në Zvicër, ka shokuar pasagjerët që ishin në tramvaj në momentin kur filloi të bisedojë me dikë në telefon, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Momenti i shpëtimit të foshnjës së porsalindur që ishte braktisur nga e ëma në guaskën e tualetit (Foto/Video)

Është interesant fakti se si të gjithë që ishin në tramvaj e shikonin me habi për faktin se si bërtet derisa bisedon, kurse një burrë merr guximin të ngritët në këmbë dhe t’i bëjë me dije se është duke i shqetësuar udhëtarët.

Por ajo assesi nuk deshi të marrë parasysh ankesën e tij dhe kështu vazhdoi bisedën, duke i treguar bashkëbiseduesit se si një zviceran po e qorton dhe se për këtë do të ngritët për ta rrahur. /Telegrafi/

Exit mobile version