Zlatan Ibrahimovic kishte një ndikim të menjëhershëm në rikthimin te Milani, duke shënuar gol në derbin ndaj Lazios.
Rossonerët ishin nikoqir të rivalit nga Serie A, e që arritën të marrin pikë të plota, falë golave nga Rafael Leao e sulmuesi suedez.
Ibrahimovic u inkuadrua në lojë në minutën e 60-të në vend të Leaos, derisa pas shtatë minutash tundi rrejtën e skuadrën nga Roma.
Por, një video e shkëputur nga Milani në rrjetet sociale, tregon saktësisht çfarë po bënte 39-vjeçari në momentin që po ndërtohej aksioni.
Ish-sulmuesi i Paris Saint-Germain e Manchester United po i lidhte atletet që i ishin zgjidhur, por që ndaloi menjëherë, duke parë që ishin në kundërsulm.
Who needs shoelaces when you’ve got @Ibra_official 😉⚽#MilanLazio #SempreMilan pic.twitter.com/XNsWwwpmfZ
— AC Milan (@acmilan) September 13, 2021
Me atlete të zgjidhura, Ibrahimovic arriti që të mposht Pepe Reinan, me Ante Rebic që e vuri përballë portës së zbrazur.
Videoja natyrisht se u bë virale në internet, duke shfaqur veteranin në gatishmëri në çdo moment për të realizuar gol. /Telegrafi/