Natasha Witts, nga Cavershama e Berkshireit, ka ndarë videon në TikTok si paralajmërim për njerëzit që të mos kundërmojnë aromë të keqe kapakët për kullim në kuzhinë apo banjë
Sapo ka hequr kapakun e lavamanit, ishte e qartë që nën të fshihej diç e tmerrshme.
Kur e ka hequr kapakun, nën të ka pasur sasi goxha të madhe ndotjesh, e cila zakonisht është e fshehur nën kapakun e kullimit.
Në hulumtimin e vet për eliminimin e kësaj ndotjeje të tmerrshme, Natasha ka zbuluar se si për këtë rast është e nevojshme më parë ndotjen ta spërkatni me mjete për pastrim, pastaj me brushë të dhëmbëve pastroni të gjitha këndet.
Kur ka filluar të fërkojë ndotjet, shpejt ka filluar të dalë në pah gypi i bardhë plastik nën të, shkruan Daily Mail, përcjell Telegrafi.
@natashawitts Smelly plug? Unscrew your plugs! #vile #smellslikeshit #dirt #cleaning
Natasha gjithashtu ka marrë edhe një brushë tjetër dhe me të ka pastruar gypin kullues në mënyrë që t’i eliminojë edhe ndotjet e tjera të padukshme.
Prandaj në gyp ka qitur sasi të madhe sode bikarbonati dhe uthulle para se të ketë shtuar pak dezinfektues, pastaj ka shtuar edhe uji të valuar.
Gjithashtu, shumica e njerëzve nuk ka ditur që kapaku i gypit mund të lirohet me kaçavidë. /Telegrafi/