Shumë miliarderë kanë mbetur të zhgënjyer, sepse nuk kanë mundur të hynë në listën e ngushtë për të blerë këtë super-makinë.
Meqenëse do të prodhohen vetëm 99 vetura AM-RB 001, janë vetëm 99 kandidatë që kanë mundësi ta blejnë atë, transmeton Telegrafi.
Për pasanikët assesi nuk është problem pagesa që kap vlerën prej 3.9 milionë dollarëve, por mungesa e prodhimit të këtij edicioni të limituar.
Edhe pse janë bërë shumë kërkesa që të blihet kjo veturë – e realizuar në bashkëpunim mes dizajnerëve të Aston Martinit dhe Red Bullit – përgjigje pozitive nuk ka.
Nuk bëhen të ditura detajet e kësaj veture të mahnitshme, që lansohet me 2020. /Telegrafi/