Pra, Adrian Byford nga Britania e Madhe ka vendosur që një pjesë të parave të fituara nga lotaria t’i shpenzon për të fejuarën e tij 28-vjeçare.
Kjo nuk do të jetë një situatë e çuditshme, po që se për shkak të këtyre vajzave të reja nuk do të shkurorëzohej nga bashkëshortja, transmeton Telegrafi.
Në fakt, pasi fitoi rreth dy miliardë euro, ai zemrën ia "dorëzoi" Samantha Birbidge, ish kalëruesen e cila pasi filloi aventurën me 44-vjeçarin të paktën bleu dhjetë kuaj.
Gjithashtu i dha si dhuratë një arenë të kalërimit në Norfolk, si dhe një "flotë" të transportit për kuaj.
Miqtë e kanë komentuar këtë situatë si shumë të çuditshme, pasi që Adrian nuk kishte prirje për kuajt dhe mendojnë se në këtë ka ndikuar Samantha.
Adrian nga ish-bashkëshortja e tij 41-vjeçare Guillain u shkurorëzua 15 muaj pas fitoi çmimin e parë.
Edhe pse ata të dy i premtuan njëri-tjetrit dashuri dhe punë ashtu si para fitimit të dy miliardë eurove, dashuria morri fund.
Shpejt u takua me Samanthën dhe ajo u bë qendra e botës së tij. /Telegrafi/