Në një shesh të New Yorkut, është vendosur një orkestër profesioniste, ndërsa përpara e kishte të vendosur një tabelë që shkruante: ‘Na dirigjo’.
Kalimtarët e rastit e kanë shfrytëzuar rastin dhe kanë hipur në “podium”, ku për një moment e kanë shijuar ndjenjën e dirigjentit, transmeton Telegrafi.
Fëmijë, të rinj dhe të moshuar e kanë valëvitur shkopin, të cilit i bindeshin muzikantët dhe ekzekutonin nën ritmin e duhur.
Shikoni videon e plasuar më poshtë, për të dëgjuar tingujt dhe disa nga momentet më komike. /Telegrafi/