Shtëpia e Bardhë në Washington ka qenë gjithmonë objekt i vëmendjes publike, jo vetëm për institucionin që përfaqëson, por edhe për gjithçka që ka ndodhur brenda mureve të saj.
Kanë qenë jo të pakta rastet kur ajo është përfshirë nga ngjarje jo të zakonta. E tillë ka qenë edhe ajo gjatë presidencës së Woodrow Wilson, kur në oborrin e ndërtesës më të njohur në botë, kullosnin dele. Megjithatë, edhe kjo ka patur arsyen e saj.
Familja Wilson, duke dashur të ruante gjithmonë karakterin e saj si familje simbol, deshi të jepte ndihmën e saj gjatë Luftës së Parë Botërore.
Delet të cilat kullosnin në oborrin e saj ndihmuan që të kurseheshin 52,823 dollarë, të cilat në të kundërt do të shpenzoheshin për kopshtarët. Paratë iu kaluan në fund Kryqit të Kuq Amerikan.