Telegrafi

“Kur njihesh me një vajzë në diskotekë dhe të nesërmen të del krejt dikush tjetër” – Qumili bëhet pjesë e një skeçi humoristik të ‘Eva and Javier’

Në rrjetet sociale, çifti ‘Eva and Javier’ janë kthyer tashmë në një fenomen më vete për shkak të videove që publikojnë.

Ata realizojnë vazhdimisht video të ndryshme që lidhen me jetën e tyre bashkëshortore, teksa nuk i kursejnë herë pas here edhe ‘memet’ e ndryshme që lidhen me marrëdhëniet në çift.

E së fundmi, Javierit dhe Evës në një skeç iu është bashkangjitur edhe humoristi i njohur shqiptar, Sevdai Radogoshi – Qumili.

Eva Pepaj dhe Javier Gabriel (Foto: Eva and Javier/Instagram)

Ata bashkë kanë realizuar një video, e cila tregon raportet mes cimerave dhe kur njëri prej trye sjell një femër të njohru gjatë mbrëmjes, për ta kaluar natën me të.

Dhe me t’u zgjuar, ai sheh se femra që ka në krah ka krejt një tjetër pamje pa makijazh (dhe për ta portretizuar këtë rol, ishte angazhuar aktori gjakovar).

Videoja në fjalë ka marrë shumë shikime në rrjetet sociale: Instagram, TikTok dhe YouTube.

‘Eva and Javier’ përndryshe janë një çift shumë i ndjekur në rrjetet sociale, gjersa Eva, mbiemri i së cilës është Pepaj, është shqiptare me prejardhje nga Shkodra. /Telegrafi/