Site icon Telegrafi

Kur një peshk fluturon në varkën tuaj, por jo çfarëdo lloj peshku – shikoni çfarë rrëmuje bëri peshku më i shpejt në botë

Pak njerëz besojnë në tregimet e famshme të peshkimit në të cilat peshkatarët tregojnë se si kapën një peshk të madh.

Megjithatë, këta peshkatarë përjetuan një histori të vërtetë peshkimi që askush nuk do ta besonte nëse nuk do të ishte filmuar e gjitha.

Domethënë, një peshk fluturoi vetë në varkën e tyre.

Ky peshk është mjaft i ngjashëm me peshkun shpatë, por shumë më i shpejtë.

Më saktësisht, marlin i zi mban rekordin absolut kur bëhet fjalë për peshkun më të shpejtë në botë.

Shpejtësia maksimale e regjistruar e tij është 130 kilometra në orë!

Dhe nëse nuk e besoni, ja prova se sa shpejt marlin vrapoi për të hipur në barkë. /Telegrafi/

Exit mobile version