Një studente nga universiteti i Malajzisë, postoi në rrjetin social Twitter, dy foto të një maceje leshatore gri, e cila kishte hyrë brenda një salle leksionesh.
Studentja 21-vjeçare, Nur Elynna Binti Mohammah Shaharul Hashri, në foton e parë që kishte postuar tregohej macja e cila kishte hipur mbi bankë dhe po dëgjonte leksionin, përcjell klan.al.
E pas 30 minutash ajo shkrepi foton e dytë ku tregohej macja duke fjetur mbi bankën e vajzës.
Askush nuk e di kush është pronari i maces, por ajo hyn shpesh brenda në universitet.
“Ajo bëri atë që do bënte çdo mace“, kishte shkruar vajza në postimin e saj.