Që kur Nissan GT-R bëri bujë 14 vite më parë, pronarët e “etur” për fuqi kanë shpenzuar shumë kohë dhe para për të përmirësuar performansat e kësaj veture.
E në mesin e tyre është edhe kompania Liberty Walk që merret me modifikimin e veturave – kryesisht sportive, transmeton Telegrafi.
Askush nuk mund të thotë që motori 3,8 litërsh twin-turbo V6 nuk ka mjaft fuqi dhe nuk është argëtues për t’u vozitur, pasi prodhon 600 kuaj-fuqi dhe mjaftojnë që shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë për 2,7 sekonda.
Megjithatë ky motor ka potencial më të madh, e në duart e duhura mund të nxirren edhe më shumë kuaj-fuqi. E një shembull i tillë është ai i Liberty Walk, i cili i rriti fuqinë motorike si dhe vendosi fellne gjigante prej 20-inç.
Ky motor tani prodhon 1.580 kuaj-fuqi, kurse GT-R shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë, tani e arrin për vetëm dy sekonda. Shpejtësia e tij maksimale është rritur në 330 kilometra në orë. /Telegrafi/