Padyshim që ky fëmijë është shumë me fat. Përpjekja e tij për të kaluar në rrugë me vrap për pak nuk u kthye në tragjedi.
Ishte një lëvizje e shpejtë e shoferit të veturës në momentin e fundit që i shpëtoi jetën të miturit.
Incidenti ndodhi në një rrugë në qytetin Kurchaloy të Çeçenisë, rreth 45 kilometra në lindje të Groznyt.
Në video shihet djali i vogël që hyn në rrugë dhe tenton ta kalojë me vrap. Por në atë moment vjen një veturë me shpejtësi që për pak sekonda mund t’ia merrte jetën djalit të vogël.
Kur djali ktheu kokën, ai shpëtoi nga vdekja për një “fije floku”. Ishte shoferi i automjetit që shmangi përplasjen me vogëlushin duke devijuar veturën vetëm pak milimetra larg fëmijës.