Padyshim që të zotët e kësaj shtëpie në Queensland të Australisë u tmerruan kur u kthyen në banesë dhe panë se nga çatia vareshin dy pitonë gjigantë.
Madje dy zvarranikët, jo vetëm që kishin ardhur të paftuar në shtëpinë e tyre, por kishin zgjedhur që të luftonin me njëri – tjetrin, pikërisht në këtë vend.
Sipas ekspertit për kapjen e gjarpërinjve, Max, i cili e postoi këtë video në faqen “Sunshine Coast Snake Catchers 24/7”, dy zvarranikët shfaqen duke luftuar në fillim të sezonit të riprodhimit. /tvklan.al