Telegrafi

Kur mund t’i jap djathë bebit tim?

Zakonisht djathin mund ta bëni pjesë të dietës së fëmijës mbasi ai mbush 6 muaj. Është më mirë të fillohet me llojet më të njomë të djathit, megjithëse disa bebe i kanë shumë qejf shijet më të forta të djathit.

Duhet t’i shmangni llojet e djathërave që kanë myk, sepse nuk janë lloje të sigurta për beben në këtë moshë kaq të herët.

Teksa i bëni bulmetrat pjesë të ushqimit për beben tuaj, duhet të dini se djathi dhe kosi janë ushqimet më të mira për t’u provuar në fillim … Kjo për shkak se ato janë më të lehta për t’u tretur se llojet e tjera të nënprodukteve të qumështit, sepse proteinat që përmbajnë ato shpërbëhen lehtë gjatë fermentimit dhe pjekjes së tyre. /Telegrafi/