Telegrafi

Real Madridi ‘probleme’ me çatinë në “Santiago Bernabeu” – La Liga dhe UEFA me rregulla të ndryshme për hapjen e saj

Çatia e re e “Santiago Bernabeut” është një nga atraksionet kryesore të stadiumit të rinovuar.  Korniza komplekse arkitekturore e bën çdo tifoz madrilen të ngrejë qafën për të parë lartë.

Në dy ndeshjet e sezonit që Real Madridi ka luajtur në shtëpi, janë parë skenarë të ndryshëm në lidhje me çatinë e re e cila mund të rrijë e hapur, por edhe mund të mbyllet plotësisht.

Kundër Getafes, në atë që ishte ndeshja e rihapjes së “Santiago Bernabeut” të ri, bardhezinjtë vendosën ta mbyllin çatinë e stadiumit, duke pasur parasysh kushtet e motit me shi dhe duke përfituar nga ndeshja hapëse.

Dje (e diel), kundër Real Sociedadit, ku qelli në Madrid ishte i hapur, ndeshja u luajt pa çati.

Por pse Los Blancos vendosën të luanin një ndeshje me çati të mbyllur dhe një me çati të hapur? Cilat janë rregulloret e La Ligas për këto raste? Cilat janë ë UEFA-s?

Real Madridi vendos vet në La Liga, por jo edhe në garat e UEFA-s

Në garat vendore spanjolle nuk ka rregullore që tregon se si një klub mund të përdorë çatinë, kështu që në këtë rast gjithçka varet nga Real Madridi. Klubi vendos nëse dëshiron ose jo të përdorë mbulesën.

E vetmja gjë që nuk e lejon La Liga është ndryshimi i kushteve të ndeshjes në mes të ndeshjes. Kjo do të thotë, nëse Los Blanocs vendosin ta mbyllin Bernabeun në një ndeshje, nuk do të mund ta hapin atë pas pjesës së parë dhe anasjelltas. Dueli fillon dhe përfundon me të njëjtat kushte.

Megjithatë, në UEFA gjithçka është ndryshe. Si fillim, brenda rregulloreve ekziston një artikull i dedikuar çatisë së stadiumeve edhe nëse ato kanë çati që mund ta ndryshojnë. Neni 32 thotë se “është delegati i ndeshjes i UEFA-s , që pas konsultimit me gjyqtarin, ai vendos nëse çatia e stadiumit do të jetë e hapur apo e mbyllur gjatë ndeshjes”.

Kjo vendoset në mbledhjen e organizimit të ndeshjes, megjithëse mund të ndryshojë vendimin e saj përpara fillimit, por edhe gjatë ndeshjes.

Pra ndryshe nga La Liga, çatia mund të hapet ose mbyllet gjatë pjesës së parë . /Telegrafi/