Edhe pse i kanë kaluar të 40-at e disa edhe të 50-tat, shumë nga yjet që parakaluan në tapetin e kuq kishin fytyra rinore tepër të dyshimta.
Julianne Moore, 54-vjeç e cila prej kohësh është shprehur se do të plaket në mënyrë sa më natyrale që të jetë e mundur, ka ngritur disa vetulla gjatë ceremonisë me pamjen e saj dhe fytyrën e porcelanttë.
Calista Flockhart, e cila mbërriti në ceremoni me bashkëshortin Harrison Ford gjithashtu dukej tepër larg nga mosha e saj 50-vjeçare.
Treshja fantastike e 45-vjeçareve Catherine Zeta Jones, Jennifer Aniston dhe Jennifer Lopez i ka mahnitur të gjithë me fytyrat e tyre të freskëta dhe format për t’u patur zili.
Jennifer Lopez është shprehur në një intervistë se i ka tmerr operacionet plastike dhe është betuar se nuk do të bëjë kurrë një të tillë, shkruan Anabel.
Catherine Zeta Jones prej kohësh është ndjekur nga thashethemet e ndërhyrjeve kirurgjikale por megjithatë, ato asnjëherë nuk janë konfirmuar.
Ndërsa Jennifer Aniston ka pohuar se u nënshtrohet trajtimeve piling me laser për të mbajtur lëkurën të re. /Telegrafi/