Telegrafi

Kur mjekët në Maqedoni gabojnë rëndë. Ia ngjesin zorën e trashë me vaginën (Video)

Jasmina Vellkoska vazhdon të paguaj çmimin e gabimit mjekësor. Ajo flet pas tre vitesh për herë të parë për rastin e saj para kamerave televizive të Tv Nova, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Jasminës është dashur që t’i hiqet karcinomi, mirëpo një mjeke dhe një trajnues nga jashtë vendit, i angazhuar nga Nikolla Todorov, kanë bërë një gabim katastrofal, duke ia qepur zorën e trashë me vaginën.

Mjekja e spitalit ”8 Shtatori” u dënua me tre muaj dënim me kusht për veprën penale ”vepra të rënda ndaj shëndetit të njerëzve”. Avokatat e palës mbrojtëse dhe akuzuese kishin rënë dakord që Vellkoska të fitojë një dëmshpërblim prej 30.000 euro, por spitali nuk ia ka paguar ende.

Drejtori i spitalit të lartëpërmendur, Sasho Stojçev bën të ditur se nuk mund ta paguajnë dëmshpërblimin pasi që nuk është i përfshirë në vendimin gjyqësor përfundimtar. Ai thekson se shumën prej 30.000 euro nuk e mbulon sigurimi, prandaj janë në gjendje të paguajnë vetëm 20.000 euro, kruse 10.000 euro nuk mund t’i paguajnë pasi që nuk ka dokument për mbulimin e tyre.

Mjekja Gordana Bozhinovska, e cila ka shkaktuar këtë gabim të rëndë, nuk ka qenë e arritshme për gazetarët që të jep ndonjë deklaratë, nëse ndjehet fajtore dhe përse nuk e ka marrë përgjegjësinë për të paguar pjesën e mbetur të dëmshpërblimit./Telegrafi/