Telegrafi

Kur miu hap vrimën, futet në bankomat dhe “ha” të gjitha paratë që gjenden aty

Policia e Indisë njoftoi se një mi ishte futur në një bankomat përmes një vrime në pjesën e pasme dhe kishte filluar të grimconte paratë dhe më pas t’i hante ato.

Dhe siç shkruajnë mediat, deri në momentet kur u gjet, miu kishte ngrënë para’ në vlerë rreth 16 500 euro.

Mugdha Jyoti Mahanta, kapiten i policisë në qytetin Tinsuki, theksoi se kur përgjegjësit e shërbimit teknik kishin vajtur më 11 qershor të rregullonin bankomatin e prishur të Bankës Shtetërore të Indisë, brenda tij gjetën një mi të ngordhur dhe rreth 1,3 milionë rupi (rreth 16 500 euro) të grimcuara.

Miu ishte futur në bankomat përmes një vrime të vogël. Banka theksoi se kishte kërkuar kryerjen e hetimeve.