Telegrafi

Kur mbi 4 miliardë dollarë “lundrojnë në ujë”: Monako zbulon flotën më të madhe të superjahteve ndonjëherë

Keni dashur ndonjëherë të shihni se si duket një ngjarje kur më shumë se 4 miliardë dollarë lundrojnë në ujë? Principata gjithë shkëlqim evropiane e Monakos do ta bëjë që kjo të ndodhë.

Por siç shkruan CNN, përcjell Telegrafi, nuk bëhet fjalë për hedhjen e dollarëve në det, por për mbledhjen e një pasurie në vlerë prej 4.29 miliardë dollarë në një nga shfaqjet më të hijshme të superjahteve të grumbulluar ndonjëherë në një vend.

Tani në vitin e saj të 29-të, “Yacht Show” në Monako është ngjarja më “e shkëlqyer” në kalendarin e jahteve.

Gjatë katër ditëve, Port Hercules, i vetmi port me ujë të thellë në vendin e vockël në bregdetin mesdhetar të Francës, do të mirëpresë 125 superjahte.
Duke filluar nga 25 shtatori, shfaqja tërheq “perlat” e sektorit ndërkombëtar të jahteve luksoze, duke bashkuar blerës të ardhshëm, ndërtues të superjahteve dhe stilistë, si dhe furnitorë. /Telegrafi/