Site icon Telegrafi

Kur mbani dietë, fotografoni trupin për çdo javë dhe krahasoni ndryshimin

Të bërit fotografi e tërë trupit, për çdo javë, besohet të ndihmojë shumë në mbajtjen dhe suksesin e dietës.

Fotografimi i përditshëm i trupit, ka dalë të jetë shumë efektiv, për personat që mbajnë dietë.

Por, mjafton të bëhet nga një fotografi në javë dhe të krahasohen ndryshimet.

Hulumtues të Universitetit Alicante në Spanjë, kanë bërë një hulumtim me 271 persona që i janë nënshtruar një regjimi në ushqim.

Në dietën prej 16 javësh, të gjithë ata që kanë bërë fotografi, kanë për t’i krahasuar, kanë dalë të kenë më shumë sukses dhe lodhje më të vogël nga regjimi.

Krahasimi vizual, me fotografitë para dhe pas, besohet se ndihmon shumë në motivim, transmeton Telegrafi.
 

Exit mobile version