Telegrafi

Kur materiali i ndjeshëm arrin në KQZ, numërohen votat me kusht dhe me postë

Foto: Ilustrim/Arkiv

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, i ka publikuar rezultatet preliminare për komunën e Istogut.

“50.1 për qind i ka fituar Gani Dreshaj, ndërsa Haki Rugova 49.9 për qind”, tha ajo, duke bërë me dije se votat me kusht dhe ato me postë do të numërohen pasi në KQZ të shkojë materiali i ndjeshëm.